Shkon në 919 numri i të infektuarve, 24 raste të reja e 14 të shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë konfirmuar 24 raste të reja me COVID-19, në vendin tonë duke çuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 919, kurse 14 pacientë janë shëruar.

Sipas IKSHPK, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR sot janë testuar gjithsej 257 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Prej tyre, me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 24 raste.

Pas rasteve të konfirmuara sot, ka arritur në 919 numri i të infektuarve, kurse i të shëruarve 671 dhe gjithsej 29 raste të vdekjes të infektuarve me virusin COVID-19, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. //KosovoInsights