Zyrtarisht, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar sot rezultatet përfundimtare për zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, të cilat u mbajtën të Dielën, transmeton “Kosovo Insights”.
Bazuar në rezultatet përfundimtare, kandidati i LVV-së për kryetar të komunës Shpejtim Bulliqi, ka dalur i pari në zgjedhje, me 18 mijë e 286 vota, apo 51.9%.
I dyti radhitet Nexhmi Rudari i LDK-së me 12 mijë e 627 vota apo 35.8%.
Derisa, Naim Fetahu i PDK-së ka marrë 4 mijë e 341 vota apo 12.3%.//Kosovo Insights