Shpejtim Bulliqi: E dhashë votën për të ardhmen e komunës së Podujevës

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka votuar në një nga qendrat e votimit në këtë komunë, derisa ka potencuar se votoi për të ardhmen e Komunës së Podujevës.

Duke i ftuar qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre, Bulliqi theksoi se sot është vota e barabartë dhe prandaj sa më shumë persona duhet ta shfrytëzojnë të drejtën e votës që edhe të ketë më shumë legjitimitet.

“Bashkë me bashkëshorten e kryejta obligimin qytetar. E dhashë votën për të ardhmen e komunës tonë. Ftoj qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Sot janë të barabartë të gjithë, ta shfrytëzojnë ditën të votojnë sepse vota është e barabartë. Ftoj të gjithë ta bëjnë punën me korrektësi dhe që procesi të shkoj mirë. Shpresoj që të fitoj më i miri, sa më shumë të dalin qytetarë në votim aq më shumë legjitimitet ka”, tha Bulliqi.//Kosovo Insights