Shpejtim Bulliqi fitues në Podujevë me 46.8% të votave të qytetarëve

Në një konference për media, Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një sondazh për zgjedhjet në Podujevë, sipas të cilit 46.8% e qytetarëve do të votonin për Shpejtim Bulliqin, 42% për Nexhmi Rudarin, kurse 11.2% për Naim Fetahun, transmeton “Kosovo Insights”.

Sipas, Ish-ministrit të Financave, Besnik Bislimi sondazhi tregon nivelet nga 1 deri në 5 për pëlqyeshmërinë ndaj kandidatëve.

“Shpejtim Bulliqi del të jetë kandidati më i preferuar i qytetarëve të Podujevës, apo votuesve, ku ata e kanë fotuar atë në nivet të 3.53. Kandidati i dytë ikën bukur shumë në raport me profesorin Bulliqi”, ka theksuar Bislimi.

Sipas Bislimit, ky rezultat mund të jetë më i mirë për LVV-në aktualisht dhe se sipas tij, elektorati po ikë nga LDK-ja drejt LVV-së.

“Ne kemi organizu një sondazh… Sondazhi është kryer më 12 deri në 15 mars dhe ne besojmë se situata në terren është shumë më e mirë sesa ajo që ka dalë nga të dhënat e sondazhit”, ka deklaruar ai.

Në rast se do të kishte balotazh, Bulliqi do të fitonte, potencoi Bislimi.

“Shpejtim Bulliqi del fitues, edhe sikur të kishte balotazh mes kandidatëve, prapë do të fitonte Shpejtim Bulliqi”, tha Bislimi.//Kosovo Insights