Shpend Ahmeti propozon pesë masa për situatën aktuale me Covid 19

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka propozuar pesë masa pas situatës së re të krijuar me pandeminë e koronavirusit në Kosovë.

Në ditën kur u regjistruan 214 raste të reja – ditë rekord – Ahmeti ka thënë se komuna që ai udhëheqë do të veprojë në disa drejtime, por ka kërkuar që kërkesat e tyre të adresohen.

Deri tash në Kosovë janë regjistruar 4100 raste me COVID-19, me Prishtinën që në nivel komunash është e para me 1143 raste.

Ahmeti në një postim në Facebook ka shkruar se vendi ende është pa strategji që do të jepte siguri te qytetarët. Pikë të parë të propozimeve, ai ka renditur kërkesën për më shumë testime.

Shkrimi i plotë:

Me 17 qershor i kemi dhënë 8 rekomandime për nivelin qendror të cilat nuk janë marr parasysh dhe sot e kemi situaten…

Posted by Shpend A. Ahmeti on Wednesday, 8 July 2020