Shpërbëhet Grupi Parlamentar 6+ pasi Adem Hodza kalon në Listën Serbe

Deputeti Adem Hodza është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe, përjedhojë GP 6+ tanimë është shuar, transmeton “Kosovo Insights”.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

“Adem Hodza ka njoftuar me shkrim se është tërhequr nga Grupi Parlamentar 6+ dhe i është bashkëngjitur Listës Serbe”, ka potencuar Nagavci.

“Grupi Parlamentar 6+ nuk ekziston më”.

Kujtojmë se 6+ përbëhej nga deputetët e komuniteteve pakicë, si: boshnjakë, turq, goranë e romë.//Kosovo Insights