Shpërthen skandali: Kryetari i LDK-së Isa Mustafa pa shkuar në punë merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës

Në media po qarkullon lajmi se  Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa tash e katër vjet merrë pagë nga Universiteti i Prishtinës pa shkuar fare në punë.

Sipas burimeve të mediave në Fakultetin Ekonomik i janë ndarë orët ne nivelin master, dhe është paguar për ato orë, por Mustafa asnjëherë nuk ka shkuar për të mbajtur ligjeratë me studentë.

Lajmin është konfirmuar edhe nga Organizata për Monitorimin e Universiteteve publike në Kosovë “Organizata Studentore”.

Mexhid Ramusa, kryetari i kësaj organizate akuzon Mustafën që tash e katër vjet po paguhet pa shkuar fare në fakultet.

“Reagimi jonë është në lidhje me Fakultetin Ekonomik, ku ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa merr rrogë më shumë se katër vite pa ardhë asnjë ditë në universitet dhe pa mbajtur asnjë orë mësimi. Këtë ua dëshmoj unë qartë se jam edhe student i këtij universiteti i nivelit Master dhe i kam dy landë tek i njëjti profesor dhe nuk ka ardhë asnjë orë me mbajt mësim. Ne si organizatë për monitorimin e Universiteteve Publike e kemi monitoru dhe hulumtu këtë rast dhe është 100 përqind i vërtetë. Kërkojmë nga rektorati dhe Prokuroria e Shtetit që të merren masa jo vetëm ndaj këtij profesori por të gjithë profesorëve që janë me ndikim politik dhe marrin paga dhe dëmtojnë buxhetin e universitetit pa mbajtë asnjë orë” deklaroi Ramusa.