Një grup shqiptarësh kanë denoncuar këngëtarin Nuredin Gashi i cili jeton në shtetin e Suedisë, pasi ky i fundit në një këngë kishte kërcënuar Kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti.
Nuredin Selmani-(Gashi) është denoncuar në Shërbimin e Sigurisë Kombëtare Suedeze ka thënë opinionisti dhe shkrimtari Frashër Oseku.
Oseku lajmin e ka bërë nëpërmjet postimi në rrjetin social Facebook. Kujtojmë që Frashër Oseku jeton që një kohë të gjatë në Suedi. – shkruan Kosovo Insights.
“Kengetari me psedudonimin Nuredin Gashi – Nuredin Selmani eshte denoncuar ne SÄPO ( Sherbimin e sigurise Kombetare Suedeze) qe kercenon haptazi kryeministra te shteteve te huaj. Nga nje grup shqiptaret e Suedise.” ka shkruar ai.
Nuredin Selmani-(Gashi) është një “këngëtar” i muzikës popullore. Ai në këngë i kishte thënë që “krejt tradhëtarët do t’i kallim” duke iu referuar këshilltarit Shkelzen Gashit dhe Kryeministrit në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurtit. “Ka me ju kajt e zeza nanë” — “Për me i zhdukë ka ardhë dita“.
Si duket Nuredini është i afërt me Presidentin e vendit, Hashim Thaçin. Ai shihet në disa foto ku është pritur në zyren e Presidentit të vendit. //KosovoInsights