Shtatorja e Adem Jasharit që u cilësua si karikaturë largohet nga Prizreni

E vendosur në Prizren më 28 Nëntor, shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jashari që u cilësua si karikaturë, do të rimodelohet, lajmin e kanë konfirmuar nga menaxhmeti i “Abi Çarshia” në Prizren, pranë së cilës edhe është vendosur shtatorja e Adem Jasharit.

“Do të largohet përmendorja e Adem Jasharit për rikonstruktim dhe rimodelim të saj për shkak të kritikave të marra. Besoj se me shumë gjasë nesër ose më së largu gjatë kësaj jave do të largohet” kanë theksuar ata.

Sipas tyre, e njëjta skulpturë do të rimodelohet dhe se kjo do të bëhet nga një skulptor tjetër.

“Ky është vendim i përbashkët me skulptorin e kësaj vepre. Nuk dihet se për sa kohë do të përfundojë rimodelimi”.

Shtatorja e Adem Jasharit, mori kritika të shumta, duke bërë bujë mediatike.//Kosovo Insights