Si pasojë e korrupsionit, Kosovarët po e braktisin atdheun

Korrupsioni enorm dhe kushtet jo të mira ekonomike në Kosovë kanë bërë që shumë qytetarë të Republikës  ta braktisin vendin, duke shkuar nëpër vende të ndryshme të botës me qëllim që të kenë një standard të jetesës më të mirë.

Duhet theksuar se sipas statistikave të ASK-së, vetëm gjatë vitit 2019 nga Republika e Kosovës janë larguar rreth 34,911 banorë, përfshirë emigrantët legalë dhe ata ilegalë.

Nga ky numër i përgjithshëm, 2427 janë qytetarë të komunës së Suharekës që emigruan për shkak të bashkimit familjar, martesave, gjetjes së një vendi pune, shpërngulje të përhershme (kryesisht në shtete fqinje), studime afatgjata me punësim etj.

Në komunën e Suharekës, krahasuar me vitin 2018, kur numri i emigrantëve ishte 1958, në vitin 2019 ky numër u rrit për 469 qytetarë.

Ndërkohë në vitin 2017 vetëm 914 qytetarë të Suharekës emigruan për një të ardhme më të mirë.