Sikur Jabllanoviç edhe Driton Selmanaj duhet të shkarkohet urgjentisht

Në vitin 2015 Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete, Aleksandër Jabllanoviç, kishte ofenduar rëndë protestuesit në Gjakovë, duke i quajtur egërsira, andaj pas shumë protestave gjithëpopullore ai më në fund ishte shkarkuar, shkruan “Kosovo Insights”.

Disa vite pas, i ftuar në një studio televizive, i mbështjellur nën petkun e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Driton Selmanaj, ka fyer rëndë deputeten e Kuvendit të Kosovës Saranda Bogujevcin duke thënë se është lodhur duke dëgjuar se ajo është e mbijetuara e një masakre.

Në vijim “Kosovo Insights”, ua sjell deklaratat skanadaloze të Jabllanoviçit dhe Selmanajt.

“Saranda Bogujevci është e mbijetuar e një masakre, jemi lodhur me këso gjëra”, ka deklaruar Selmanaj.

Derisa Jabllanoviç kishte deklaruar: “Kjo është festë e shenjtë dhe e madhe. Egërsirat që i parandaluan serbët për të ardhur në shtëpitë e tyre të djegura, nuk do t’i shërbejnë askujt. Ne do të kërkojmë llogari nga ministri i Brendshëm për këtë që ndodhi” , duke i fyer nënat gjakovare.

Fatin e njejtë si të Jabllanoviçit si duket do ta ketë edhe Selmanaj,pasi shkarkimin e tij e kanë kërkuar politikanë, deputetë e qytetarë, madje ka nisur dhe një peticion për shkarkimin e tij.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ish-ministres së Drejtësisë dhe anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila ka kërkuar që kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë.

“Pra janë lodhur nga thirrjet e të mbijetuarve teksa kërkojnë për vite radhazi drejtësi. Janë lodhur nga zëri i nënave dhe nga lotët në sytë e tyre teksa i kërkojnë trupat e më të dashurve të tyre! Kjo Qeveri që nuk lodhet vetëm nga kërkesat e Vuqiqit e pazaret kundër Kosovës, duhet të largohet sa më parë. Më turp nuk ka”,ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Derisa ka reaguar edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, sipas të cilit Driton Selmanaj nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër.

“Driton Selmanaj pas deklaratës së sotme në T7, nuk e meriton të jetë as qytetar i Kosovës. Lëre më zv.Kryeministër. Kaloi çdo kufi të arsyjes” ka shkruar Abrashi në Facebook.//Kosovo Insights