Në letrën zyrtare të kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyenit, dërguar kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, Kosova është shkruar pa fusnotë.
Letra, e datës 23 prill, është publikuar nga Qeveria të hënën.
Përmes saj, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur për pandeminë COVID-19 që ka prekur edhe vendin tonë, ka theksuar se është plotësisht e vetëdijshme se një situatë shumë më e ashpër e financimit ka qenë një aspekt i krizës së COVID-19 për ekonomitë në zhvillim siç është Kosova.
Një letër e ngjashme, pa fusnotë, kishte ardhur ne adresë të Qeverisë edhe më herët, nga Komisioneri evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Si duket relacionet e Republikës së Kosovës po ndryshojnë për të mirë, dhe tani shtetësia e Kosovës është një fakt i kryer. Eshtë hera e parë kur zyrtarë të lartë Evropian shkruajnë në drejtim të Qeverisë pa e cekur fusnotën.