Skandaloze: 90 mijë euro tender, Hoti e “mbush” zyrën e kryeministrit me mallra

Zyra e kryeministrit të vendit, ka finalizuar një tender tjetër me kontratë, përgjatë këtij muaji.

Këtë herë, për punonjësit e kryeministrisë është bërë një furnizim me mallra, për teknikë informative.

Fillimisht, për këtë tender janë ndarë 95 mijë euro.

Tenderi “Furnizim me mallra të ndryshme të TI 59 lloje të ndryshme të mallrave” i është dhënë operatorit ekonomik “Botek shpk”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 87 mijë e 896,70 euro.

Tutje, bëhet me dije se kohëzgjatja e marrëveshjes është bërë për 12 muaj.