Skandaloze: Konsulli i shkarkuar Flakron Shala në drejtshkrim tejet i dobët: “haha kini pun me Malisheven nlig dyt”

Ditëve të fundit, në media ka bërë bujë, fillimisht emërimi e pastaj shkarkimi nga pozita e Konsullit, i djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi Shala, Flakron Shala, i cili me mburrje ka deklaruar se është edhe kandidat për doktoratë, por në një shkrim të publikuar në media, drejtshkrimi i tij nuk do të pranohej as në nivelin fillor, transmeton “Kosovo Insights”.

Në rrjetet sociale, i apostrofuari i është përgjigjur një miku të tij rreth një klubi kosovar të futbollit, derisa drejtshkrimi i tij prej “konsulli” është skandaloz , fjalinë “haha kini pun me Malisheven nlig dyt”, nga shtatë fjalë, Shala vetëm njërën prej tyre e ka shkruar pa gabime, më saktësisht parafjalën “me”.

1. Tingullimitimi “ha-ha” ose “ha-ha-ha” shkruhet me vizë mes rrokjeve të përsëritura.

2. Foljen “keni” e ka shkruar sipas përdorimit krahinor, “kini”.

3. Emrin “punë” e ka shkruar pa “ë”, “pun”.

4. Emri “Malishevë” në rasën kallëzore shkruhet me “ë” e jo me “e” në fund. Pra, duhet të shkruhet “me Malishevën” e jo “me Malisheven”.

5. Emrin “ligë” dhe parafjalën “në”, i arsimuari i arrirë i ka bërë bashkë pa apostrof.

6. Numërorin rendor “i/e dytë (të dytë)”, e ka shkruar pa nyjën e përparme, “të” dhe pa “ë” fundore, “nlig dyt”.//Kosovo Insights