Skandaloze: Në Kosovë gjatë procesit të privatizimit janë shitur prona nga 2 euro ari

Gjatë procesit të privatizimit në Kosovë, janë shitur prona edhe nga 2 euro ari. Lajmin e ka konfirmuar drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Valon Tolaj gjatë intervistimit nga Komisioni Hetimor për hetimin e procesit të privatizimit.

Tolaj ka mohuar se është shitur ndonjë pronë 1 euro për ari ashtu siç është raportuar në Komisionin parlamentar për hetimin e procesit të privatizimit.

Drejtori i AKP-së tha se shumica e pronave janë shitur me çmim më të lartë.

Tolaj ka mohuar të jetë anëtar i ndonjë subjekti politik aktualisht, derisa pranoi që ka qenë në AAK deri në vitin 2018.

Tolaj ka deklaruar se kur është emëruar në pozitën e drejtorit të AKP-së ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat në AAK.

“Kam dhanë dorëheqje nga AAK nga pozita në parti dhe nga pozita e zëvendësshefit në fund të prillit të vitit 2018, për arsyeje personale, ndërsa drejtor në AKP  jam emëruar në fund të nëntorit 2018”, ka thënë Tolaj.

Ai është përgjigjur edhe edhe për kontaktin që ka pasur me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj para emërimit të tij në këtë pozitë.

“Propozimi nuk vjen prej kryeministrit, Qeveria propozon vetëm anëtarët e bordit. Unë e kam zhvilluar kontaktin me bordin dhe e vetmja bisedë me ish-kryeministrin ka qenë kur unë e kam njoftuar kryeministrin për interesin tim për të aplikuar në pozitën e drejtorit menaxhues”, ka thënë Tolaj.

Tolaj më 26 nëntor 2011 ishte emëruar si drejtor menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit me një mandat 4-vjeçar.

Paraprakisht, Tolaj kishte qenë sekretar ekzekutiv i AAK-së.