Analisti politik Nexhmedin Spahiu, i ka komentuar zhvillimet politike që kanë ndodhur kohët e fundit në Kosovë pas pezullimit të dekretit të presidentit Hashim Thaçi, për mandatimin e Avdullah Hotit nga Lidhja Demokratike e Kosovës për kryeministër.
Spahiu tha se Lëvizja Vetëvendosje po e përgatitë terrenin për të rimarrë pushtetin.
Madje sipas tij pjesë e skenarit mund të jetë edhe futja në burg e liderit të Vetëvendosjes njëherit kryeministrit në detyrë Albin Kurtit.
Ai ka shtuar se drejtimin e partisë mund ta marrë Glauk Konjufca.
Sipas Nexhmedin Spahiut, duke u arrestuar Albin Kurti do të mund të joshen qytetarët për vota me thirrjen “ta nxjerrim Albin Kurti nga burgu”
Video e analizës së Spahiut është bërë nga Klan Kosova. //KosovoInsights