Skenderaj – suspendohet komandanti i policisë, shkaku një postim në Facebook

Policia e Kosovës ka suspenduar nga puna, komandantin e stacionit të policisë në Skenderaj, Bastri Durmishin.

Bëhet e ditur që zyrtari policor është suspenduar konfrom udhëzimit administrativ të PK-së në fuqi.

Suspendimi i komandantit Durmishi u bë pasi që i njëjti kishte postuar në Facebook një koment rreth zhvillimeve politike në vend.

Kohë më parë drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj kishte marrë vendim që zyrtarët policor të mos postojnë në rrjetet sociale komente apo postime të ndryshme rreth ngjarjeve politike të cilat mund të ndikojnë në pozitën e tyre.