Sllogani i listës së Vjosa Osmanit: GUXO

U.d. i presidentit, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se sllogani i listës me të cilën do të kandidojë në zgjedhjet e përgjithshme në vend është GUXO.

E para e vendit e ka kumtuar slloganin e listës së saj përmes ‘Facebook’-ut, e cila ka ngarkuar edhe një fotografi të logos së listës.

Osmanit, deri më tani, përveç Haxhi Avdylit, i janë bashkëngjitur në listë edhe disa asambleistë të LDK’së. Një emër tjetër i përfolur për bashkëngjiten në këtë listë është edhe Korab Sejdiu.

Njoftimi i Osmanit:

Të guxosh është rezistencë kundrejt një situate kur pashpresa dominon optimizmin, kur frika krijon hapësirë, kur reagimi merr fund.

Vjen një moment dhe një kohë kur nevoja për transformim kërkon veprim. Andaj GUXO!

Guximi për sot është ndryshimi për nesër! //Kosovo Insights