Solana: Përfaqësuesi special i BE’së duhet t’i përkushtohet 24 orë në ditë dialogut Kosovë – Serbi

Me rastin e 10 vjetorit të Shërbimit të Jashtëm Europian për Veprim, Solana, Borell dhe Mogherini kanë folur bashkë në një debat në Bruksel, me këtë rast Ish -shefi i diplomacisë së BE’së Javier Solana ka deklaruar se Përfaqësuesi Special I BE’së për dialogun Kosovë – Serbi duhet t’i përkushtohet 24 orë në ditë dialogut Kosovë Serbi, transmeton “Kosovo Insights”.

“Rusia do të donte ta ketë Serbinë në sferën e saj të ndikimit. Është thelbësore të veprohet dhe t’I ofrohet Serbisë mundësia e anëtarësimit në BE. Përfaqësuesi special i BE’së për Kosovën do të duhej të merrej me këtë qështje 24 orë në ditë në mënyrë që të ketë rezultate” ka theksuar Solana.

Derisa shefi aktual i diplomacisë europiane Joseph Borell ka potencuar se BE duhet të ofrojë perspektivë europiane dhe t’i shtojë investimet ekonomike në rajon.

“Jam krenar që përsëri e filluam dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës nën ombrelllën e BE’së. ndihma e SHBA’së është është e mirëseardhur, por rolin edhe përgjegjësinë për këtë e ka BE sepse vetëm BE mund të ofrojë perspektivë europiane që është shumë e rëndësishme për dy palët dhe e vetmja që mund ta zgjidhë këtë kontest” ka potencuar Borell.//Kosovo Insights