Sonte loja më e rëndësishme në futboll. Finalja e Champions League

Loja përmbyllëse e një sezoni futbollistik, me të drejtë, është edhe loja më e rëndësishme e sezonit, finalja e Ligës së Kampionëve.


Në kushte normale, finalja e Champions League do të luhej në fund të muajit maj, atëherë kur edhe përfundojnë të gjitha kampionatet e ligave evropiane por, në kohë pandemie, duket se UEFA arriti disi të realizojë programin e paraparë për një sezonë, duke e bërë mjaft të vështirë për lojtarët dhe kublet ku obligoheshin të luanin çdo tri ditë.

Këtë vit, finalja e Champions League do të ketë si protagonistë gjigandin francez PSG dhe atë gjerman Bayern Munchen.

Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një sezonë mjaft të mirë, si në ligat përkatëse, gjithashtu edhe në Champions, ku pa dyshim mund të themi se janë dy skuadrat më të mira të këtij sezoni. Të dy skuadrat kanë fituar si kampionatin poashtu edhe kupën në vendet e tyre dhe të dyja janë në garë për “tripletën” e famshme e cila, një skuadër futbolli, e bën fituese në të gjitha frontet.
Gjithashtu, dy trajneret janë gjerman, gjë që tregon rritjen e madhe të trajnerëve gjerman keto vitet e fundit, duke pasur parasysh suksesin e Jurgen Klopp vitin e kaluar dhe kështu mund të themi se trajnerët gjerman kanë filluar disi të eklipsojnë Italinë sa i përket kësaj “xehe”.
Performancën në Champions League, si Bayern poashtu edhe Parisi, e kanë pasur të shkëlqyer, duke shënuar një numër të madh golash dhe në anën tjeter, duke mbajtur portën të pa prekur. Bayern ka shënuar 42 gola dhe ka pranu 8, kurse Paris ka shënuar 26 dhe ka pranuar vetëm 4.
Pritet që të dyja ekipet të jenë të kompletuar sa i përket formacionit duke pasur në mëdyshje vetem K. Navas nga PSG dhe J,Boateng te Bayern.

Me lojtarët si Neymar, Mbappe, Icardi te PSG dhe Lewandowski, Muller, Gnabry te Bayern, cka mund të presim përpos një spektakël të garantuar.

Paris v Bayern 
21:00h
23 AUG 
Lisbon, Portugal