Sot në ‘teatrin’ e Facebook shfaqet drama ‘Shembja e Kullës së Ajfelit’

Drama ‘Shembja e Kullës së Ajfelit” shfaqet sot në mbrëmje në Facebook, në kuadër të programit të përbashkët online të teatrove kosovare, për muajin prill.

Shfaqja “Shembja e Kullës së Ajfelit”, produksioni i Qendrës Multimedia, me regji të Blerta Nezirajt shfaqjet në ora 20:00 në formatin online/livestream në faqen zyrtare të Facebookut të kësaj qendre.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën, duke hapur edhe debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

Shfaqja është prodhuar nga Qendra Multimedia, në vitin 2013.