Sot rifillon Seria A


Në njërin nga vendet më të prekura nga Covid19, sot rifillon futbolli duke e bërë një tjetër hap drejt normalizimit të situatës me pandeminë.

Italia ishte nga vendet e para në Evropë që filloi ballafaqimin serioz me pandeminë e Covid19 pasi që virusi shpërtheu në masë të madhe në rajonin e Lombardisë, rajon nga i cili janë edhe shumica e skuadrave në Seria A. Pandemia ishte e pamëshirshme edhe për botën e futbollit duke infektuar edhe një numër të madh të lojtarëve, gjë që ndikoi dretjpërdrejtë në fatin e kampionatit. Ndër të infektuarit ishte edhe Pablo Dybala, Paolo Maldini dhe djali i tij Daniele, një numër i madh i lojtarëve të Fiorentinës dhe Sampdorisë, e shumë skuadra të tjera që u prekën si në lojtarë, poashtu edhe në staf.

Megjithatë duket se Federata në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë kanë gjykuar që rifillimi mund të bëhet duke i aplikuar një mori rregullash të rekomanduara nga Instituti i Shëndetësisë si testet e detyrueshme për lojtarët dhe stafin, mbyllja e stadiumeve për publikun, distanca sociale, maskat dhe dorezat mbrojtëse, etj.

Kampionati italian është ndër më të shikuarit në botë dhe natyrisht lajmi për rifillimin e tij ka gëzuar fan klubet e këtyre skuadrave, por edhe të gjithë sportdashësit në përgjithësi. Pritshmëritë janë të mëdha por se sa do të përmbushen ato, mbetet të shihet.

Kujtojmë që Seria A kryesohet nga Juventus me 63 pikë, duke u pasuar nga Lazio e Igli Tares dhe e Toma Strakoshas me 62 pikë, duke na paralajmruar që këto gjiro të mbetura e që janë gjithsej 12, do të jenë të zjarrta në gadishullin Apenin.

Juventus para pak ditësh humbi finalen e kupës së Italisë nga Napoli i Gattusos dhe një humbje eventuale e titullit do të ishte “vdekjeprurëse” për Mauricio Sarrin dhe Cristiano Ronaldon.

Ndeshjet e javës së 25 dhe 26:

20/06/2020:
Torino – Parma
Verona – Cagliari

21/06/2020:
Atalanta – Sassuolo
Inter – Sampdoria

22/06/2020
Fiorentina – Brescia
Lecce – Milan
Bolognia – Juventus