Spartak Ngjela: Thaçi rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm

Në emisionin “Open” në Top Channel, i ftuar ishte avokati i mirënjohur Spartak Ngjela. Ai ka dhënë një deklaratë mjaftë të fuqishme, kur është pyetur lidhur me krizën politike në Republikën e Kosovës. 

Në prizmi i avokatit, Spartak Ngjela foli për krizën politike në Kosovë duke thënë se nuk është e mundur që të krijohet qeveria e re.

“Presidenti e bën këtë për t’i bërë presion Kurtit. Nuk mund të formohet qeveria e re pa fituesin. Fituesi ka me vete popullin. Në qoftë se i shkelet e drejta fituesit dhe kjo krijon destabilitet shoqëror, presidenti rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.” ka thënë avokati.
Gjithashtu ai e ka përmendur frikën e politikanëve në Kosovë e Shqipëri nga lufta kundër korrupsionit.

“Edhe atje sikur këtu, ata kanë frikë nga antikorrupsioni. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë të pakorruptueshëm. Këta të tjerët kanë frikë se kanë futur duart në thesarin e shtetit. Kanë frikë se e dinë se do të dënohen”- tha Ngjela.

Situata politike në Kosovë ka ngjallur interesim të madh në të gjithë rajonin, sidomos pas rrëzimit të Qeverisë Kurti nga oponentët politik në këtë kohë pandemie ku të gjithë janë fokusuar në luftimin dhe parandalimin e pandemisë. Republika e Kosovës është vendi i vetëm në botë ku politikanët rrëzojnë Qeverinë në kohë pandemie botërore. //KosovoInsights