Suharekë – Punëtori lëndohet rëndë duke punuar në gurthyes

Foto ilustrim

Një punëtor në Suharekë ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë ditës së djeshme në vendin e tij të punës.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:20, derisa punëtori ishte duke punuar në një firmë gurthyes, dhe gjatë punës aksidentalisht kishte futur dorën në një ventilator për pastrimin e ajrit. Si pasojë, punëtori kishte pësuar lëndime të rënda trupore.

Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet policore dhe inspektorati i punës, e poashtu është njoftuar edhe prokurori.Rasti po cilësohet nga ana e policisë si asgjësim, dëmtim ose heqje e paisjeve mbrojtëse dhe rrezikim i sigurisë në vendin e punës.