Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vjenë ka tronditur gjithë botën

Kryeqyteti i Austrisë mbrëmë përjetoi terror nga gjashtë sulme terroriste. Disa persona në mënyrë të orkestruar vranë dhe plagosën të tjerë.

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë, derisa, përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

 

Sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vjenë ka tronditur gjithë botën. Polica ka njoftuar se janë konfirmuar tre viktima, në mesin e tyre edhe personi që kreu sulmin. Në njoftimin e fundit të Policisë së Vjenës bëhet e ditur se sulmi ka motive islamike.

 

Kryeqyteti i Austrisë mbrëmë përjetoi terror nga gjashtë sulme terroriste. Disa persona në mënyrë të orkestruar vranë dhe plagosën të tjerë.

Policia e Vjenës ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur nga sulmi terrorist që ka ndodhur mbrëmë, derisa, përmes Twitterit, nga ky institucion thonë se bëhet fjalë për dy burra dhe një grua që kanë vdekur pasi që janë qëlluar me armë zjarri.

Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.

Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia.

Për sulmin terrorist që tronditi Vjenën të hënën në mbrëmje ka folur edhe ministri i Brendshëm, Karl Nehammer i cili tha se ky sulm i faturohet të paktën një terroristi islamist.

“Nuk përjashtojmë që ka edhe atentatorë të tjerë”, tha Nehammer. Hetimet vazhdojnë me intensitet. 1000 policë janë të përfshirë në aksion. Atentatori, të cilin policia arriti ta eliminojë ishte simpatizant i “Shtetit Islamik”. Sipas Nehammer ai ka qenë i armatosur me kallashnikov dhe një rrip me lëndë eksplozive fallco, që me sa duket donte të përhapte panik. një atentator. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar.

Nehammer apeloi tek popullsia të qëndrojë në shtëpi. Edhe shkollat për ditën e martë janë mbyllur.//KosovoInsights