Sulmohet Kibernetikisht Banka Ekonomike

Banka Ekonomike
36 Bulevardi Nënë Tereza, Prishtinë

Operatorët ransomware të DopplePaymer janë të njohur për shënjestrimin e korporatave të mëdha. Në këtë rast, ata sulmuan kinbernetikisht Bankën Ekonomike të Kosovës duke lëshuar të dhëna private të përdoruesëve Kosovarë të kësaj Banke.

Banka Ekonomike – Me qendër në Prishtinë, Kosovë funksionon si banka e vetme 100 përqind lokale e cila ka operuar gjithsej në 30 degë, të cilat ndahen në 7 rajone kryesore, brenda të cilave operojnë 23 nëndegë. Sipas statistikave nga raporti i përgjithshëm i bankës për fundvitin 2018, nga 201 degë / nëndegë të pranishme në tregun bankar në Kosovë, Banka Ekonomike renditet në vendin e tretë ose rreth 15 përqind të pjesëmarrjes në numrin e përgjithshëm. Në vitin 2018, banka ka zhvendosur degët në Klinë, Hajvali dhe Drenas në objekte më moderne dhe ka rimodeluar degën e Prizrenit.

DopplePaymer ka lëshuar të dhënat e bankës që përfshin mbi 70 GB skedarë me transaksione financiare. Disa nga fotot e ekranit janë më poshtë: