(SUPER LAJM) Arben Vitia tregon se sa u shëruan sot nga Covid-19 në Kosovë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ai ka treguar që sot nga virusi Covid-19 janë shëruar plotë 35 persona.

“Të dhënat e sotme tregojnë 35 të shëruar dhe 17 raste pozitive.
Këto rezultate janë shpresëdhënëse por, ne duhet ta mbajmë vëmendjen tek rregullat që duhet t’i ndjekim.”

Ai gjithashtu ka treguar se një qytetar ka humbur jetën nga Covid-19.

“Megjithatë, sot e humbëm edhe një bashkëqytetarë në betejën me COVID-19. Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve! Akoma nuk ka kaluar rreziku. Ndaj ju lutem të mos shpërqendrohemi asesi dhe të ecim së bashku në këtë betejë të jashtëzakonshme për shëndetin dhe jetën e gjithsecilit.” është shprehur ai.