Superliga e Kosovës – Ndalen Prishtina dhe Ballkani

Ka përfunduar java e 26-të e Ipko Superligës me tri ndeshjet e ditës së sotme ku Prishtina dhe Ballkani bëjnë hap fals

Ballkani i Ismet Munishit nuk mori më shumë se një barazim në transfertën e Ferizajt edhe pse ishte në avantazh nga minuta e 18′ e ndeshjes me golin e Prekazit, por që goli i Krasniqit në minutën e 79′ e bëri të vlefshëm vetëm për një pikë duke vështirësuar rrugëtimin drejt titullit kampion.

Gjithashtu përcjellësi më i afërt i liderit Drita, FC Prishtina prfundoi me rezultat të njejtë 1- 1 në Podujevë, ku goli i Januzit për Prishtinën dhe ai i Zhdrellës për Llapin, bënë që pikët të ndahen.

Ndersa Drenica mori një pikë shumë të rëndesishme në Drenas përballë Feronikelit, duke u larguar keshtu nga renja në kategorinë e dytë

Ferizaj 1 –  1 Ballkani

Drenica 0 – 0 Feronikeli

  • Llapi 1 – 1 FC Prishtina