Tarifa 100% kundër politikës agresore serbe apo kundër ekspansionit të vazhdueshëm të investitorëve amerikanë

Qëllimi për ta ndalë politikën agresore të shtetit Serb dhe kampanjën e këtij shteti për ç’njohjen e Republikës së Kosovës nga shtetet që tashmë e kishin njohur e kishin shtyer qeverinë Haradinaj që t’i përgjigjet kësaj të fundit më tarifë doganore prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.
Kjo taksë në fillim dukej qëllim mirë dhe kishte për synim dëmtimin e ekonomisë serbe duke ja pamundësuar futjen e produkteve të veta në tregun e Kosovës, kjo u bë problem pasi që Serbia heku dorë edhe nga bisedimet Kosovë-Serbi që zhvilloheshin në Bruksel.

Nga hulumtimi i Kosovo Insights i kompanive dhe brendeve kryesore në shtetin e Serbise del se kjo tarifë prishë interesat e biznesmenëve dhe grupeve të interesit me lidhje në shtetin e Amerikës si dhe edhe të atyre konglomeratëve nga shtetet tjera.

Kompansitë më të mëdha dhe grupet më të rëndësishme të biznesit operojnë dhe kontrollojnë brendet kryesore të tregut serb bëhet pyetja se a është tarifa 100% (tarifë kjo vënë nga qeveria e kaluar në vitin 2019) problem politik e ekonomik në mes Kosovës dhe Serbisë apo problem politik dhe ekonomik në mes Kosovës dhe interesave ekonomike të shteteve të bashkuara.

Gjatë muajit shkurt të vitit 2019 Kompania serbe Bambi, marka gati thuajse më e njohur në rajonin e Ballkanit Perëndimor është blerë për 260 milion €. Bambi, prodhuesi kryesor vendas i biskotave me qendër në qytetin e Pozarevacit, kishte të ardhura prej 80 milion € në vitin 2018. Mbi dy të tretat u gjeneruan në Serbi, ndërsa pjesa tjetër u gjeneruan kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Fitimet e saj para marzhit të interesit dhe tarifave janë pothuajse tre herë më të larta se ato të Coca-Cola HBC. Coca-Cola HBC është një nga mbushësit më të mëdhenjë të kompanisë Coca-Cola. Ajo operon në 28 vende dhe është e vendosur mirë në Greqi, Qipro, Irlandë, Austri, Zvicër dhe Itali, ndërsa tregjet e saj në zhvillim përfshijnë Poloninë, Shtetet Balltike, Republikën Czecheke, Slloveninë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Kroacinë. Tregjet e saj në zhvillim përfshijnë Rusinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Ukrainën, Bjellorusinë, Rumaninë, Malin e Zi, Armenia, Moldavinë, Republikën e Maqedonisë, Bullgarinë, Serbinë, Kosovën dhe Nigerinë.


Uji Rosa dhe kompania për prodhimin e lëngjeve Fresh&Co me seli në Suboticë, Serbi janë gjithashtu produkte të rëndësishmë të kompanisë Coca Cola HBC. Sipas publikimeve në gazetat serbe dhe të dhënave të tregut kompanitë si Coca Cola HBC me ujin Rosa dhe PepsiCo me ujin Knjaz Milos, Aqua Viva dhe produkte të tjera e kontrollojnë tregun e ujit në këtë vend si dhe furnizojnë edhe vendet tjera të Ballkanit. PepsiCo ka në pronësi edhe prodhuesin e patatinave “Marbo” që furnizon një pjesë të madhe të tregut të Kosovës me patatina.
Coca Cola HBC është në pronësi të grupit “David-Leventis” me pronar bilionerin grek Alkiviades David dhe gjithashtu në pronësi të kompanisë multi-nacionale amerikane “The Coca Cola Company”.

Kompania më e madhe në tregun e duhanit Philip Morris International me seli në Neë York në Tetor 2003, bleu fabrikën më të madhe të duhanit në Serbi, DIN “Fabrika duvana” a.d. për 430 milion dollarë. Në atë kohë, DIN kishte mbi një shekull përvojë në prodhimin e cigareve. Që nga viti 2003, PMI ka investuar mbi 800 milion dollarë në filialin serb, duke mbetur një nga investitorët më të mëdhenj të vendit.

Nestle kompani zvicrrane qe vepron edhe në SHBA gjithashtu ka në pronësi brendin serb “Cipiripi” qe është një ndër produktet më të shitura në Kosovë.
Kur bizneset të cilat janë në pronësi të kompanive amerikane e kanë Kosovën pikë eksporti atëherë sa na bën mirë mbajtja e taksës në raport me rreziqet që na bjen.
Tarifa duhet parë si diçka e përkohshme që me kalimin e kohës patjetër duhej të hiqet. Kryeministri Kurti ka bërë një hap të mirë e konkret drejt përmbushjes së kërkesave të të dërguarit Grenell.

Kështu janë marr hapa dhe është nisë një procedurë që tarifa të
PepsiCo kompani amerikane me seli në Harrison, NY.

Ndërsa reciprociteti mbetet opsioni më i mirë, përshkak të trajtimit politik që i jep problemit Kosovë-Serbi, çështjet e pazgjidhura kalojnë në një nivel tjeter të diskutimit ndërmjet shteteve duke e larguar vëmendjen nga pengesat puro ekonomike. //KosovoInsights