Të shtëna armësh në protestën e organizuar nga PDK në Skenderaj

Rinia Demokratike e Kosovës ka organizuar një protestë në shenjë indinjate për deklaratat e Shkelzen Gashit. Protesta është organizuar në vetura.

Gjatë protestës me vetura janë shkelur të gjitha masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim parandalimin e COVID-19. Në videon e mëposhtme shihen protestues në e sipër tyre. Protestuesit e PDK-së nuk kanë respektuar masat e vëna nga Ministria.

Shqetësues ishte fakti sepse gjatë kohës kur po protestohej u sulmua edhe Policia e Kosovës e cila po tentonte të qetësonte situatën. Mirëpo gjatë protestës së mbajtur në kundërshtim të deklarates së Shkelzen Gashit janë dëgjuar edhe shtëna armësh.

KosovoInsights ka siguruar një video të protestës me armë nga ana e protestuesve të PDK-së. Për sulmin ndaj Policisë janë ndaluar disa individë. por, për gjuajtjen me armë nuk është identifikuar ende askush. //KosovoInsights