Tërmet në Athinë, shembet edhe një kishë

Turqia dhe Greqia ndodhet në një situatë të vështirë pas tërmetit 6.6 ball të shkallës Rihter në Egje.

Tërmet ka rënë në ishullin Samos, aty ku nga raportimet e para është shembur një Kishë në zonën e Karlovasit.

Kisha është rrënuar në ‘zemër’ të saj. Jo vetëm, por edhe dhjetëra ndërtesa janë dëmtuar në ishullin kufitar me Turqinë.

Tërmeti ka qenë aq i fortë sa është ndier deri në Athinë e Stamboll.