Shteti fqinjë, Maqedonia e Veriut, është goditur nga një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës rihter, transmeton “Kosovo Insights”.
Epiqendra e tërmetit me thellësi 10 km, ishte në fshatin Leunovë, 17 kilometra në jug-perëndim të Gostivarit.
Sipas mediave maqedone, deri tani nuk ka të lënduar e as dëme materiale.
Ndërkohë, lëkundjet janë ndjerë edhe në disa qytete të Kosovës si në Ferizaj, Gjilan, Prishtinë, por dhe në Shqipëri.//Kosovo Insights