Terroristi shqiptar?

Enver Robelli

Gazetari austriak Florian Klenk, njëri prej hulumtuesve më të mirë medial në Vjenë, shkruan tani në Twitter: Terroristi i Vjenës quhet Kurtin S., u lind në vitin 2000, është 20-vjeçar, është lindur dhe rritur në Vjenë, ka RRËNJË SHQIPTARE, prindërit rrjedhin nga Maqedonia e Veriut. Prindërit nuk kanë rënë në sy sa i përket islamizmit. Terroristi ka qenë në shënjestër të shërbimit sekret austriak, pasi që ishte njëri nga 90 islamistët që deshën të shkojnë në Siri. Në korrik ai u pengua të shkojë.

PS. Po e potencoj: të dhënat bazohen në postimin në Twitter të gazetarit Florian Klenk. Qartësi definitive mund të ofrojë policia.