Thaçi anulon vizitën në Washington

Në një njoftim për media, Zyra e Presidencës ka bërë të ditur se Thaçi nesër do të kthehet në Kosovë dhe nuk do të udhëtojë për në SHBA, pas publikimit të aktakuzës nga Specilja.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Richard Grenell, duke e bërë të ditur mungesën e Thaçit në takimin e 27 qershorit. Ai gjithashtu njofoi se takimi do të mbahet mes Kryeministrit Hoti dhe Presidentit Vuçiç.

Postimi i plotë i z. Grenell, në Tweeter:

“Presidenti i Kosovës sapo na ka njoftuar se ka anuluar udhëtimin për në Washington, pas njoftimit nga Zyra e Prokurorit Special. E respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa të zgjidhen këto çështje. Presim diskutimet e së shtunës të cilat do të udhëhiqen nga presidenti Vuçiq dhe kryeministri Hoti”