Thaçi: Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës dha rezultatin e tij

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka deklaruar se bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin.

Thaçi tha se ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do të ngrehin zërin për të drejtat e shqiptarëve në atë anë, transmeton Indeksonline.

Sipas presidentit, bashkërendimi i veprimeve politike jep gjithmonë rezultate. Këtë reagim Thaçi e bëri pas zgjedhjeve të djeshme në Serbi, ku sipas rezultateve të para thuhet se Alternativa Demokratike Shqiptare ka siguruar katër vende në Kuvendin e Serbisë.

Shkrimi i plotë:

Bashkimi i shqiptarëve në Luginën e Preshevës e dha rezultatin e tij. Ata tashmë do të kenë më shumë deputetë që do ta…

Posted by Hashim Thaçi on Monday, 22 June 2020