Thaçi i hedhë poshtë të gjitha aktakuzat e Speciales

Me aktakuzë për krime lufte, dhe krime kundër njerëzimit, në paraqitjen e parë ish-presidenti Hashim Thaçi, i ka hedhur poshtë të gjitha aktakuzat e Gjykatës Speciale, shkruan “Kosova Insights”.

Derisa gjykatësi e ka pyetur nëse i ka kuptuar akuzat, ish-shefi politik i UÇK-së ka deklaruar:

“I kam dëgjuar, lexuar dhe i hedh poshtë”

Ndërkohë avokati i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, David Hooper, ka pasur kritika për praktikat e Gjykatës Speciale në fillim të seancës.

“Është me keqardhje që them se ky proces është realizuar pa e njoftuar mbrojtjen në kohën e duhur. Unë ju premtoj se do të bashkëpunojë me gjykatën ashtu siç bëri Thaçi gjatë gjithë këtyre viteve. Ne për herë të parë mësuam për këtë çështje…. Nuk kishte e mundur që të themelohet një trupë mbrojtëse”, potencoi Hooper.//Kosovo Insights