Thaçi kërkon që Kurti përegjegjësi për vetvrasjen në qendrën studentore

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka kërkuar që të zbardhet sa më shpejt rasti i vdekjes së studentit nga Gjilani në Konviktet në Prishtinë.

Në konferencën për media e cila u mbajt sot, Presidenti Thaçi ka thënë se Albin Kurti, Arben Vitia e Xhelal Sveçla duhet të japin përgjegjësi për humbjen e jetës të studentit që sapo ishte kthyer nga Gjermania.

“Grupi i Kurtit, Vitisë e Sveçlës duhet të sqarojnë çështjen e rrezikut të jetës së Pacollit. Poashtu, duhet të japin përgjegjësi ligjore për shtytjen në vetëvrasje të studentit në Prishtinë. Në këtë drejtim ata duhet të përgjigjen sa më shpejtë”, ka thënë Hashim Thaçi.//KosovoInsights