Thaçi, Veseli e Selimi nisen së bashku drejt Hagës

Pas konfirmimit të aktakuzave nga Gjykata Speciale, rreth orës 15:22, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi  së bashku janë nisur drejt aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku  nga aty kanë udhëtuar me avion ushtarak për në Hagë të Holandës.

Tre emrat e lartpërmendur janë ish-anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe politikanë të njohur në Kosovë.

Sot, Thaçi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Presidentit, pasi e konfirmojë aktakuzën nga Specialja, ndërkohë edhe Kadri Veseli jepi dorëheqje nga PDK-ja.

Në  këtë situatë,  Vjosa Osmani, edhe zyrtarisht ka marrë  pozitën e ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës.//KosovoInsights.com