“The Guardian”: Fillimi i seancave të stërvonuara të Gjykatës Speciale mund të ketë efekte në marrëdhëniet e tensionuara Kosovë-Serbi

Në numrin e ri gazeta prestigjioze angleze “The Guardian”, ka shkruar për seancat e para gjyqësore të Dhomave të Specializuara, sipas të cilës në Hagë kanë filluar seancat dëgjimore për krimet e luftës: “të kryera nga luftëtarët separatistë të Kosovës”, më shumë se dy dekada më herët.

Dhomat e Specializuara të Kosovës, javën e kaluar kanë urdhëruar arrestimin e tre ish-anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin arrestuar nga policia e EULEX-it dhe janë transferuar në Holandë. Dy nga ta janë paraqitur para gjykatësit, në një dhomë gjykate të ndërtuar veçanërisht e pajisur me ekrane transparente si një masë parandaluese kundër koronavirusit, shkruan The Guardian.

Sipas gazetës: Fillimi i seancave të stërvonuara të Gjykatës Speciale mund të ketë efekte të thella në Kosovë dhe në marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë. Në qershor, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte akuzuar nga prokurori special për krime të luftës dhe krime kundër njerëzimit. Akuzat ende nuk janë konfirmuar nga një gjykatës.//KosovoInsights