Thellohen përçarjet në LDK- Hiqen fotografitë e Vjoses nga zyret

Pasiqë ditën e djeshme kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës kishte thirrur një mbledhje për të shkarkuar nga pozicionet udhëheqëse brenda partisë, zonjën Vjosa Osmani, për arsyen se kjo e fundit nuk ishte në të njëjten linjë me vendimet e subjektit të saj politik, në mbledhjen e mbajtur u votua për shkarkimin e kryetarës se Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në mbledhjen e mbajtur dje nga ora 19:00, me votim elektronik kishte vendosur për shkarkimin nga pozita e nënkryetares së partisë, gruan më të votuar në këtë subjekt

Me 70 vota për Osmani u shkarkua nga të gjitha funksionet që bartë në LDK.

Pas shkarkimit ajo ishte deklaruar se po i bëhej një padrejtësi e madhe për faktin se kjo ishte grua dhe se burrat e partisë të cilët nuk ishin kandiduar në zgjedhjet e fundit, kishin vendosur ta largonin nga pozitat që ia kishte dhënë vet elektorati.

Mirëpo, nuk ka përfunduar me kaq. Përçarjet brenda LDK-së po vijnë duke u thelluar. Gjatë ditës së sotme ka pasur zëra se votat për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozita e nënkryetares së partisë ishin vota të manipuluara.

Janë paralajmëruar edhe dalje të anëtarësisë së LDK-së si shkak i pakënaqësisë së akumuluar brenda këtij subjekti dhe gjithashtu si rezultat i vendimeve të fundit të krerëve të LDK-së për tu futur në një koalicion me AAK-NISMA-LISTA SERBE e poashtu, shkarkimi i Vjosa Osmanit nga pozitat udhëheqëse në parti.

Mirëpo, kjo nuk e ka ndalur Degën e parë të LDK-së që të heqë edhe fotografitë e Vjosa Osmanit nga zyret e kësaj partie. KosovoInsights ka siguruar disa fotografi në të cilat shihen të vendosura në zyret e kësaj dege fotografitë e Osmanit dhe të cilat pas votimit të djeshëm janë hequr.

Siç duket, ky është një mesazh i fuqishëm se Vjosa Osmani më nuk është figura politike e parapëlqyer nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa. Dega e parë e LDK (Kodra e Trimave), ka dhënë mesazhin se i qëndrojnë besnik kryetarit të kësaj partie, megjithatë në zyret e tjera ende nuk janë hequr fotografitë e zonjës Osmani.

Ditëve në vijim pritet të shihet nëse shembullin e Degës së Parë të LDK-së do ta ndjekin edhe degët e tjera, apo ato do t’i qëndrojnë besnik gruas e cila e solli LDK-në në pozitën e dytë në zgjedhjet e fundit, pra mënjëherë prapa Lëvizjes Vetëvendosje!