Thiago Silva dëshiron Milanin

Ylli i kombëtares braziliane dhe PSG, duket se do ta përfundojë aventurën e tij në “Parc des Princes” pas 8 sezoneve të shkëlqyera që kur la Milanin. Kontrata e lojtarit përfundon në fund të këtij muaji dhe palët kanë rënë dakord që ajo të mos vazhdohet.

Për 35 vjeçarin, për momentin është e interesuar vetëm skuadra e Fiorentinas por që paga e lartë e lojtarit e vështirëson një operacion të tillë, duke shtuar këtu edhe dëshirën e madhe të lojtarit për t`u kthyer te Milani, ku do të ribashkohej me Zlatan Ibrahimovic, pasi që dyshja, vite më parë, luanin për Milanin por gjendja e rëndë financiare i detyroi drejtuesit e atëhershëm t`i shiste dy super yjet te gjigandi PSG.

Megjithatë shpresat janë të vogla pasi që drejtuesit e rinj të skuadres italiane kanë një plan tjetër sa i përket merkatos, ku prioritet kanë lojtarët e rinj dhe pagat e vogla.