Ditë më parë Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ju ka bërë thirrje shqiptarëve që të votohet Joe Biden si Presidenti ri i shtetit amerikan.
Përmes një videomesazhi në ‘Facebook’ Kurti pohoi se një votë për Biden, është një votë për të përforcuar vlerat e përbashkëta të drejtësisë, lirisë, vetëvendosjes dhe mundësive për të gjithë.
“Që nga vitet e 90-ta, Joe Biden është një mbështetës i palëkundur i shqiptarëve në Ballkan. Ishte ndër të parët që denoncoi fashizmin serb në epokën e Millosheviçit; që bëri thirrje për ndërhyrje amerikane në Bosnjë, dhe më pas në Kosovë, që kërkoi ndjekjen penale të kriminelëve serbë të luftës; dhe që mbështeti pavarësinë dhe njohjen e Republikës së Kosovës”, -ka thënë Kurti.
Aktualisht Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Bide, ka bërë rikthim spektakular në rezultatin e votave në njërin prej shteteve më të rëndësishme – Michigan, duke e “shkrirë” epërsinë e rivalit Donald Trump, që më herët ishte rreth 200 mijë vota, e duke kaluar vetë në epërsi.
Nga rreth 200 mijë vota sa ishte dallimi në epërsi të Trumpit ndaj Bidenit pak orë më parë, kjo epërsi e kandidatit republikan u zhduk dhe rezultati më i ri tregon për epërsi të Bidenit me rreth 10 mijë vota, sipas të dhënave të telvizionit Fox Neës.
Thirrja e liderit të VV-së Albin Kurt ndaj shqiptarëve në Amerikë për mbështetje të Kandidatit Joe Biden po del të jetë vendimtare.//KosovoInsights