Mbrëmë nga Burgu i Sigurisë së Lartë, është liruar Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milici”ku ka qenë duke u mbajtur në paraburgim që nga 2 tetori, derisa arsyeja e lirimit të tij ka qenë mungesa e provave.
Kujtojmë se Krasniqi ishte arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit më 2 tetor, me dyshimin e bazuar se ka bërë krime lufte në Kosovë gjatë viteve 1998-99.
Dervish Krasniqi, i njohur si “Dervish milic ishte bërë makth për qytetarët e komunës së Klinës, pasi sa ishte pjesëtar i Policisë në kohën e regjimit të Millosheviqit, kishte maltretuar qytetarët e kësaj ane.
Sipas dëshmitarëve, polici nuk sillej mirë me shqiptarët në vitet ’90.
“Ky ka rrahur shqiptar sa ka mundur. Ka qenë edhe komandant i policisë në Ujmir të Klinës. Njerëzit tregojnë se ai i ka rrahur ata dhe i ka ulur në shporet”, ka deklaruar një qytetar.
Ish-polici, sipas disa dëshmitarëve, deri në përfundim të luftës në Kosovë, ishte i veshur me uniformën e policisë serbe.