Tragjedi në Shqipëri: Vdesin në vendin e punës tre minatorë

Një ngjarje e rëndë u raportua mbrëmjen e të mërkurës në zonën e Selishtës në Dibër. Në një nga galeritë e kromit tre persona kanë humbur jetën.

Bëhet fjalë për inxhinierin Ismail Hoxha dhe dy punëtorë, Fatos Cesku, 55 vjeç, dhe Rrushdi Rushiti, 29 vjeç.

Punëtorët u bllokuan mbrëmjen e sotme, pak pas orës 18:00. Familjarët dhanë alarmin pas zhdukjes së tyre, ndërkohë që ende nuk ka gjurmë për dy të tjerët. Kryebadhkiaku Dionis Imeraj, është shprehur se ka shembje masive në minierë.

Viktimat dyshohet se i kanë mbytur gazrat brenda minierës.