Transmeton RTS – Petkoviç: Qeveria e Serbisë gjatë kohës se pandemisë ka lejuar punësimin e 70 doktorëve nga Serbia dhe 200 motrave medicinale në spitalin e Mitrovicës

Radio televizioni Serb transmetoi sot vizitën e Petar Petkoviqit në Kosovë.

Gjatë vizitës në spitalin e Mitrovicës veriore drejtori i të ashtuquajtur “Zyrës për Kosovë” në Serbi, Petar Petkoviq, për RTS deklaroi: Se ditëve të fundit është pajisur laboratori në kuadër të qendrës spitalore të Mitrovicës me mjete financiare nga Republika e Serbisë që ka një kapacitet ditorë të testimeve, prej 250 teste rezultati i se cilave merret brenda 4 orëve në mënyrë që testet mos të dërgohen fare në Serbi.

Drejtori i të ashtuquajtur “Zyra për Kosovë” në Serbi, Petar Petkoviq i cili sot e vizitoi spitalin e Mitrovices deklaroi se qeveria e Serbisë gjatë kohës se pandemisë ka lejuar punsimin e 70 doktorëve nga Serbia dhe 200 motrave medicinale pa përmendur edhe konkursin e javës se kaluar per 38 motra medicinale. Kjo siç tha ai tregon per perkushtimin e Republikes se Sërbisë për ndihmë në komunat serbe ne Kosovë.//KosovoInsights