Transporti publik pezullohet deri të hënën

Sot pas masave të reja të qeverisë për mbrojtje nga virusi Covid 19 është pezulluar edhe transporti publik me autobusë. Kjo është vazhdimësi e masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

Njoftim për pezullimin e transportit publik e ka publikuar Ministria e Infrastrukturës përmes platformës Facebook.

Në njoftim thuhet:

Të nderuar operatorë të transportit publik të udhëtarëve.

Ju njoftojmë se Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin 01/41 të datës 06.11.2020, në pikën 2 të këtij vendimi ka pezulluar disa paragrafë, ndër to paragrafin 14 të vendimit 01/39 të datës 01.11.2020, me ç’rast pezullohet transporti publik i udhëtarëve deri të Hënën më 09.11.2020 në ora 05:00.

Lusim operatorët të kenë mirëkuptim dhe të respektojnë vendimin e Qeverisë.

Me respekt Ministria e Infrastrukturës!//Kosovoinsights