Trusti del me njoftim, tregon si të aplikoni për tërheqjen e 10%-shit

Kuvendi i Kosovës e ka miratuar sot projektligjin që lejon tërheqjen e 10% të kursimeve pensionale nga Trusti.

Sipas tyre, ata po presin që ky projektligj të nënshkruhet nga Presidenti i vendit e të publikohet në Fletoren Zyrtare që më pas të lejojmë aplikimin. Besojmë që ky proces nuk do të marrë shumë kohë por nuk varet nga Trusti.
Menjëherë pasi ligji të hyjë në fuqi, Trusti do ta bëjë të ditur uebfaqen ku do të mund të aplikohet për 10%-shin si dhe do të japim detajet për aplikim.

E përsërisim këtu që të gjithë kontribuuesit e interesuar ta kenë parasysh që:

1) Aplikimi për tërheqjen e 10%-shit do të bëhet vetëm përmes internetit (do të jetë një uebfaqe e veçantë, që do ta bëjmë publike sapo të hyjë ligji në fuqi) dhe jo fizikisht në zyrën e Trustit.

2) Aplikimi për tërheqje mund të bëhet nga çdo kontribuues që ka mjete në Trust.

3) Aplikimi mund të bëhet vetëm me llogari bankare aktive personale në Kosovë (jo me llogari bankare të familjarit apo kujtdo tjetër).

4) Aplikimi me llogari bankare jashtë Kosovës nuk mund të bëhet.

5) Aplikimi me llogari bankare të biznesit nuk mund të bëhet.//Kosovo Insights