Në sondazhin e fundit të cilin e ka organizuar UBO Consulting, kompani që merret me hulumtimin e tregut, hulumtimet socio-ekonomike dhe politike në Kosovë, rezultoi se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme nacionale në muajin Qershor të këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje do të dilte fitimtare e zgjedhjeve me plot 56 deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Nga të dhënat e këtij sondazhi doli që 59% mendojnë se veprimi për heqjen e reciprocitetit është i dëmshëm.
Në këtë sondazh shfaqet edhe rezultati prej rreth 44 deputetë që do të kishin së bashku partitë e tjera si: PDK, LDK e AAK.
Disa nga gjetjet e këtij sondazhi të realizuar nga Ubo Consulting janë:
- 53.4% mendojnë se dekreti ishte i padrejtë, 28.4% e shohin të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dekretin e Hotit
- 59% të qytetarëve mendojnë se vendimi për heqjen e reciprocitetit është i dëmshëm
- 64.8% janë të kënaqur me qeverisjen Kurti
- 76.3% mendojnë se Qeveria Kurti ka qenë e suksesshme me parandalimin e pandemisë COVID-19
- 82% e qytetarëve janë të kënaqur me pakon emergjente
- 7.5% qytetarëve mendojnë se dialogu duhet te jetë prioritet i Qeverisë
- 58.6% e qytetarëve dëshirojnë mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Vlen të theksohet se në këtë sondazh nuk është përfshirë diaspora. Pra, me votën e diasporës ndoshta Lëvizja Vetëvendosje do të mund të marrë edhe më shumë se 56 ulëse të deputetëve në Kuvendin e Kosovës. //KosovoInsights