Vajza e Astrit Deharit – Arsa kërkon: “Drejtësi për babin”

Për homazhe te varri i aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari, së bashku me familjarët e tjerë, ka shkuar edhe vajza e tij Arsa Dehari.

Me imazhin e babait të saj në bluzë ku shkruhej “Drejtësi për babin”, Asra që ende nuk ka mbushur katër pranvera, i preku të gjithë të pranishmit.

Kujtojmë, se sot është përkujtuar aktivisti Astrit Dehari në përvjetorin e katër të vdekjes së tij në burgun e Prizrenit, e cila deri më tani nuk është zbardhur.//KosovoInsights