Pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre, vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka reaguar duke përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që e kanë votuar Specialen, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndyrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.
“Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre. A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Policia e Kosovës është duke asistuar në aksionin që po zhvillon Zyra e Prokurorit të Specializuar në disa lokacione në kryeqytet.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
“Policia e Kosovës, sipas nevojës, vlerësimeve dhe kërkesës së EULEX-it, iu asiston në ruajtjen e rendit, qetësisë dhe sigurisë publike si dhe mbarëvajtjes së trafikut”, ka thënë Kelani.//KosovoInsights